Ndërlidhjet

Jahjaga: Perspektiva e BE-së, mjet i transformimit në rajon


Presidenti i Rumanisë Traian Basescu e përshëndet presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga në samitin e shefave të shteteve dhe të qeverive të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore
Presidenti i Rumanisë Traian Basescu e përshëndet presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga në samitin e shefave të shteteve dhe të qeverive të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha sot se për vendet e rajonit, të cilat ende janë “duke e shtruar rrugën drejt Bashkimit Evropian” dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, paraqet “një testament dhe sinjal të qartë se dera mbetet e hapur për secilin vend që dëshiron t’i përqafoj vlerat dhe reformat”.

Mëtutje, në fjalimin e saj në takimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Bukuresht të Rumanisë, zonja Jahjaga është shprehur se “perspektiva e BE-së është dëshmuar të jetë një mjet i paimagjinueshëm i transformimit në një rajon i cili shpesh u ka rezistuar ndryshimeve”, thuhet në faqen në Internet të presidencës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga ka theksuar se vendet e rajonit, e kanë kuptuar se “duhet të punojmë së bashku”.

“Ne kishim një të kaluar të rëndë, nga e cila mund të mos jemi këndellur plotësisht dhe pasojat e së cilës vazhdojmë t’i vuajmë, por jemi duke u bërë bashkë drejt vizionit premtues për liri, paqe, stabilitet dhe prosperitet” dhe se “si presidente e Kosovës, jam e vendosur që këtë dedikim ta zbatoj në Kosovë”, tha Jahjaga.

Ajo i është falënderuar presidentit të Rumanisë, Traian Baseccu, për ftesën që Kosova të jetë mysafire dhe “pjesëmarrësve të këtij forumi për pranimin e Kosovës si të barabartë”.

XS
SM
MD
LG