Ndërlidhjet

Al Shababi sulmon bazën e Bashkimit Afrikan


Ilustrim
Ilustrim

Luftëtarët e Al-Shababit kanë sulmuar një kompleks hotelier në Somali, ku janë të vendosur paqeruajtësit e Bashkimit Afrikan (BA).

Grupi i lidhur me Al-Kaidën ka thënë se ka vrarë disa ushtarë të BA-së, pasi ka sulmuar kompleksin në qytetin Bolubrade, rreth 200 kilometra në veri të kryeqytetit Mogadishu.

Ky pretendim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Al-Shababi është tërhequr nga Mogadishu afro tre vjet më parë, por vazhdon ende të kontrollojë disa pjesë të Somalisë.

XS
SM
MD
LG