Ndërlidhjet

DASH fut në listë të zezë një organizatë pakistaneze


Ilustrim
Ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit ka listuar një organizatë të vetëshpallur bamirëse në Pakistan si “organizatë të huaj terroriste”.

Departamenti i Shtetit ka thënë se Jamaat-ud-Dawa pretendon se është organizatë bamirëse, por në të vërtetë është e lidhur me organizatën terroriste Lashkar-e Taiba (LET).

Përcaktimi ngrin të gjitha pasuritë që grupi ka nën juridiksionin e SHBA-së.

LET akuzohet për kryerjen e disa sulmeve në Indi, përfshirë atë të vitit 2008 në Mumbai që ka vrarë 166 persona.

Yahya Mujahid, zëdhënës i Jamaat-ud-Dawas, ka thënë se grupi i tij është organizatë bamirëse që punon për popullin e Pakistanit dhe se nuk ka të bëjë asgjë me LET-in ose terrorizmin.

XS
SM
MD
LG