Ndërlidhjet

6 militantë të dyshuar islamikë arrestohen në Shën Petersburg


Ilustrim
Ilustrim

Gjashtë anëtarë të dyshuar të një grupi të ndaluar islamik janë arrestuar në Shën Petersburg të Rusisë.

Gjykata e Qarkut në këtë qytet ka thënë se katër anëtarë të dyshuar të grupit Hizb ut-Tahrir janë dërguar në paraburgim 45-ditor më 25 qershor, ndërsa dy të tjerët sot.

Mësohet se të gjashtit janë arrestuar më 24 qershor.

Të gjithë ata janë shtetas rusë.

Hizb ut-Tahrir është një organizatë politike sunite, me seli në Londër, që kërkon të bashkojë të gjitha vendet myslimane në një kalifat islamik.

XS
SM
MD
LG