Ndërlidhjet

OKB kritikon Iranin për ekzekutim të të miturve


Komisionarja për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay.
Komisionarja për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay.

Komisionarja për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, ka folur kundër numrit të madh të ekzekutimeve në Iran, duke përmendur në mënyrë të veçantë ekzekutimin e planifikuar të një të miture.

Në deklaratën e sotme, Pillay ka përmendur rastin e Razieh Ebrahimit, e cila është dënuar për vrasjen e bashkëshortit të saj kur ishte 17 vjeçe.

Pillay ka thënë se Ebrahimi është martuar kur ka qenë 14 vjeçe, ka lindur fëmijë kur ka qenë 15 dhe pasi i është nënshtruar dhunës në familje, raportohet se ka vrarë burrin e saj.

“Pavarësisht rrethanave të krimit, ekzekutimi i të miturve është i ndaluar me ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut”, ka thënë Pillay.

OKB thotë se ka burime të besueshme që thonë se rreth 160 njerëz janë të dënuar me vdekje për krime që kanë bërë kur kanë qenë nën moshën 18 vjeçe.

Mbi 250 njerëz thuhet të jenë arrestuar këtë vit në Iran.

XS
SM
MD
LG