Ndërlidhjet

Vriten 4 ushtarë ukrainas


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Katër ushtarë ukrainas janë vrarë dhe pesë të tjerë janë lënduar gjatë një sulmi që ka ndodhur natën nga separatistët pro rus në pjesën lindore të Ukrainës.

Një analist ushtarak që sipas Reuters ka burime të mira brenda forcave qeveritare ukrainase, e ka bërë publik lajmin.

Sipas Dmytro Tymchuk, rebelët e ndihmuar nga tanket ruse dhe duke gjuajtur bomba mortaja, e kanë sulmuar një bazë ushtarake në afërsi të Kramatorskit. Ky ka qenë vetëm një nga disa sulmet e separatistëve që janë kryer gjatë natës.

Sipas të njejtit person, forcat ukrainase megjithatë kanë arritur ta kapin një prej tankeve ndërsa një tjetër e kanë shkatërruar gjatë luftimeve.

Reuters raporton se analisti ushtarak ukrainas nuk ka pasur të dhëna nëse ka pasur viktima edhe në anën e rebelëve.

XS
SM
MD
LG