Ndërlidhjet

BE s’do vendos sanksione të reja ndaj Rusisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Liderët e Bashkimit Evropian nuk do të vendosin sanksione ndaj Rusisë gjatë samitit të sotëm në Bruksel, burime diplomatike i kanë thënë Radios Evropa e Lirë.

Të njejtat burime kanë shtuar se gjatë samitit megjithatë do të nënvizohet ajo që pritet prej Moskës brenda 72 orëve në lidhje me krizën në Ukrainë.

Para nisjes së këtij samitit, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka bërë thirrje Rusisë që të ndërmerr masa për çarmatosjen e separatistëve në Ukrainë “brenda disa orësh”.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se nuk ka sanksione reja të gatsghme ndaj Rusisë, ndërsa Kerry ka thënë se SHBA-të preferojnë që Rusia të ndërmarr hapa pa presion.

Liderët e BE-së, gjithashtu pritet të diskutojnë rreth kandidatëve të mundshëm për postin e Presidentit të Komisionit Evropian.

Kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker, është favorit për këtë post, megjithë kundërshtimet e ashpra nga Britania.

XS
SM
MD
LG