Ndërlidhjet

Sulmohet sistemi bankar i Bullgarisë


Ilustrim
Ilustrim

Banka Qendrore e Bullgarisë ka thënë se ka pasur përpjekje sistematike për të destabilizuar vendin përmes sulmeve në sistemin bankar.

“Në ditët e fundit ka pasur përpjekje për të destabilizuar shtetin përmes një sulmi të organizuar kundër bankave bullgare, pa ndonjë arsye”, thuhet në deklaratën e Bankës Qendrore të Bullgarisë.

Ajo ka thënë se do të përdorë të gjitha kompetencat në dispozicion për të mbrojtur kursimet e qytetarëve.

Aksionet në bankat bullgare kanë rënë ndjeshëm për të dytën ditë me radhë.

XS
SM
MD
LG