Ndërlidhjet

Brazil: Fillojnë takimet eliminuese në Kupën Botërore të Futbollit


Pamje nga takimi Gjermania - SHBA 1:0
Pamje nga takimi Gjermania - SHBA 1:0

Sot në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil fillojnë ndeshjet e para eliminuese, pasi prej 32 kombëtareve, kanë mbetur 16 sosh.

Vendi mikrpitës i kampionatit, Brazili, takohet me Kilin në qytetin Bello Horizonte, dhe simpatizuesit vendës presin që futbollisti i njohur, Neymar, të vazhdoj me formën që e tregoi gjatë garave në grup, me ç’rast i shënoi katër gola.

Në takimin tjetër, Kolumbia ndeshet me Uruguajin, në stadiumin e njohur Marakana në Rio-de-Zhanejro. Uruguaji luan pa golashënuesin e vet më të mirë, Luis Suarez, i cili është suspenduar nga FIFA dhe është dërguar në shtëpi, për shkak të kafshimit të një lojtari kundërshtar.

XS
SM
MD
LG