Ndërlidhjet

Poroshenko: Zgjatet armëpushimi në pjesën lindore të Ukrainës


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka shpallur zgjatjen e armëpushimit, në pjesën lindore të Ukrainës, edhe për 72 orë të tjera.

Kjo shpallje u bë mbrëmë vonë, pas konsultimeve ndërmjet Poroshenkos dhe zyrtarëve të mbrojtjes së Ukrainës.

Armëpushimi ishte paraparë të përfundoj mbrëmë në orën 22. Tash pas zgjatjes së tij, ai do të vlejë deri më 30 qershor në orën 22.

Më herët gjatë ditës së djeshme, separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, kanë shprehur gatishmëri për ta respektuar zgjatjen e armëpushimit.

Nga ana tjetër, liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel, i kanë tërhequr vërejtjen Rusisë për mundësinë e sanksioneve të reja, nëse nuk shënohet ulje e tensioneve në pjesën lindore të Ukrainës, deri më 30 qershor.

XS
SM
MD
LG