Ndërlidhjet

Obama u uroi besimtarëve myslimanë fillimin e Ramazanit


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, u ka uruar myslimanëve në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën, fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në deklaratën e zotit Obama theksohen kontributet e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, përfshirë arsimin, punën humanitare dhe reduktimin e dallimeve në të ardhura dhe në varfëri.

Muaji i shenjë i Ramazanit fillon sot dhe karakterizohet me agjërim prej agimit e deri në muzg të ditës.

Ramazani përfundon me festën myslimane të Bajramit të Madh.

Presidenti Obama tha se ai i pret me nderim myslimanët amerikanë në Shtëpinë e Bardhë për iftarin tradicional, me të cilin përfundon një ditë e agjërimit.

XS
SM
MD
LG