Ndërlidhjet

Nikolliqi e ndërpreu fjalimin në Gazimestan


Serbët e shënojnë Betejën e Kosovës në Gazimestan
Serbët e shënojnë Betejën e Kosovës në Gazimestan

Fjalimi i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, në Gazimestan në Kosovë, sot është ndërperë për shkak të brohoritjeve fyese të një grupi të të rinjëve.

Një grup më i madh i të rinjëve e ka ndërprerë fjalimin e Nikolliqit me brohoritje “e keni tradhtuar Kosovën” dhe Tomisllav Nikolliqin dhe Aleksandar Vullinin i kanë quajtur me shprehje pezhorative që nënkutpojnë “shqiptarët”.

Njëherësh, grupi i dytë i qytetarëve të mbledhur i ka brohoritur presidentit të Serbisë, duke thënë “Rroftë Nikolliq” dhe “rroftë Serbia”.

Presidenti i Serbisë në disa raste është përpjekur ta qetësoj situatën me fjalën “të gjithë ne jemi serbë”, raporton agjencia beogradase Beta.

Fjalimi është ndërprerë, ndërsa policia nuk ka intervenuar.

Gjatë fjalimit të Nikolliqit është gjuajtur një petardë.

XS
SM
MD
LG