Ndërlidhjet

Ukrainë: Përkundër armëpushimit, u vranë pesë ushtarë


Pjesëtarë të separatistëve prorusë në Donjeck
Pjesëtarë të separatistëve prorusë në Donjeck

Ushtria e Ukrainës thotë se pesë pjesëtarë të saj janë vrarë dhe së paku 17 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit, në pjesën lindore të Ukrainës, përkundër armëpushimit ndërmjet forcave të qeverisë dhe separatistëve prorusë.

Një zëdhënës ushtarak tha se tre ushtarë ishin vrarë gjatë një sulmi në një postbllok të armatës afër qytetit Sllovjansk, në rajonin Donjeck.

Dy ushtarë të tjerë janë vrarë pasi separatistët prorusë e kanë sulmuar një konvoj ushtarak në Luhansk.

Janë shënuar një duzinë shkeljesh të armëpushimit njëjavor, të shpallur nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili pardje e zgjati atë për 72 orë të tjera.

Armëpushimi është pjesë e planit të paqes të shpallur nga Poroshenko, javën e kaluar, dhe ai tash zgjatë deri nesër, në orën 22.

XS
SM
MD
LG