Ndërlidhjet

Indi: Nga ndërtesat e shkatërruara, dhjetëra të vrarë


Policia duke e shpëtuar një femër nga shkatërrimi i mëparshëm i një ndërtese në Indi
Policia duke e shpëtuar një femër nga shkatërrimi i mëparshëm i një ndërtese në Indi

Dhjetëra njerëz janë të bllokuar në një ndërtesë të shkatërruar në pjesën jugore të Indisë.

Së paku 10 njerëz kanë humbur jetën kur ndërtesa 11 katëshe në ndërtim e sipër, sot është shkatërruar në vendin Chenai, në shtetin Tamil Nadu, për shkak të shiut të madh.

Deri tash kanë shpëtuar afro 30 njerëz.

Një nga ndërtuesit tha se struktura është shkatërruar me gjasë për shkak të vetëtimës.

Disa orë më parë, një ndërtesë katërkatëshe në kryeqytetin Nju Delhi në Indi, është shkatërruar, me ç’rast janë vrarë së paku 10 vetë.

Policia tha se hetimet e para kanë indikuar se ndërtesa është shkatërruar për shkak të ndërtimit të një ndërtese ilegale afër saj.

Në Indi janë parë shkatërrime të shpeshta të ndërtesave dhe infrastrukturës tjetër, për shkak të sigurisë së dobët dhe materialeve jostandarde.

XS
SM
MD
LG