Ndërlidhjet

Raporti: Koreja Veriore ka lansuar raketa


Ilustrim

Mediat e Koresë Jugore raportojnë se Koreja Veriore përsëri ka lansuar raketa.

Afgjencia Yonhap ka raportuar se dy raketa me rreze të shkurtër veprimi janë lansuar sot në det nga bregdeti lindor.

Ky raport është konfirmuar nga Ministria e mbrojtjes e KoresëJugore.

Sipas agjencisë Yonhap, këto raketa të tipit Scud e kanë fushëveprimin deri në 500 kilometra.

Koreja Veriore ka shprehur zemërim gjatë ditëve të fundit, për shkak të dyshimeve për të shtëna provuese artilerike të Koresë Jugore, afër një kufiri detar të kontestuar në Detin e Verdhë.

XS
SM
MD
LG