Ndërlidhjet

KE miraton linjë krediti për Bullgarinë


Ilustrim
Ilustrim

Komisioni Evropian ka thënë se ka miratuar kërkesën e Bullgarisë për t’i zgjatur linjën e kredisë prej 2.3 miliardë dollarësh, në mbështetje të sistemit të saj të sulmuar bankar.

Vendimi pason largimin e depozituesve në dy banka të mëdha komerciale brenda një jave, duke shkaktuar frikë për stabilitetin financiar të Bullgarisë.

Komisioni Evropian ka thënë përmes një deklarate se sistemi bankar i Bullgarisë ka qenë “mirë i kapitalizuar”, porse vendi ka parë rritje të likuiditetit për “arsye parandaluese”.

Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, ka bërë përpjekje të lehtësojë shqetësimet, duke thënë se bullgarët nuk kanë arsye për t’u frikësuar për kursimet e tyre.

Pesë njerëz janë arrestuar nën dyshimet se kanë bërë komplot për të destabiluzuar sistemin bankar të Bullgarisë.

XS
SM
MD
LG