Ndërlidhjet

Vrasja e kameramanit nxit reagimin e Moskës


Kameramani, Anatoly Klyan, i vrarë në lindje të Ukrainës
Kameramani, Anatoly Klyan, i vrarë në lindje të Ukrainës

Moska ka thënë se vrasja e një kameramani rus në lindje të Ukrainës, para se të përfundojë armëpushimi tregon që Kievi nuk dëshiron të ndalojë konfliktin.

Ministria e Jashtme ruse, ka thënë se vrasja e kameramani, Anatoly Klyan, më 30 qershor tregon se Kievi po e minon armëpushimin aktual para se ai të përfundojë në orën 21:00.

Klyan, 68 vjeçar është goditur për vdekje në afërsi të një njësie ushtarake pro Kievit në rajonin e Donjeckut.

Mbetët e paqartë se kush qëlloi mbi të.

Ai është gazetari i tretë rus që e ka humbur jetën në konfliktin në mes të separatistëve pro rus dhe forcave qeveritare ukrainase.

Në përgjithësi janë vrarë pesë gazetarë në këtë konflikt.

Presidenti francez, Francoise Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të bisedojnë me telefon me presidentët rus dhe ukrainas më 30 qershor për të përkrahur vazhdimin e armëpushimit.

Të njejtit zyrtarë kanë zhvilluar bisedë telefonike edhe më 29 qershor.

XS
SM
MD
LG