Ndërlidhjet

Brazil: Franca dhe Gjermania – në çerekfinale


Lojtarët gjermanë me fanela të bardha i gëzohen golit të shënuar kundër Algjerisë
Lojtarët gjermanë me fanela të bardha i gëzohen golit të shënuar kundër Algjerisë

Kombëtaret e Francës dhe Gjermanisë janë kualifikuar për garat çerekfinale të Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil.

Gjermania e mundi Algjerinë me rezultat 2:1, pas vazhdimit, ndërsa Franca doli fituese ndaj Nigerisë me rezultat 2:0.

Në kuadër të çerekfinales takohen Gjermania – Franca, më 4 korrik në Rio-de-Zhanejro.

Sot më vonë gjatë ditës, zhvillohen dy ndeshjet e fundit të fazës eliminatore: Zvicra luan kundër Argjentinës, në orën 18, ndërsa Belgjika takohet me Shtetet e Bashkuara, në orën 22.

XS
SM
MD
LG