Ndërlidhjet

Izrael: Bombardime në Gaza, pasi u gjetën trupat e pajetë


Tym e zjarr nga bombardimet e sotme izraelite në Rripin e Gazës
Tym e zjarr nga bombardimet e sotme izraelite në Rripin e Gazës

Ushtria e Izraelit i ka sulmuar disa hapësira në Rripin e Gazës, sot herët në mëngjes, ndërsa pjesëtarët e saj kanë hapur zjarr dhe e kanë vrarë një palestinez, gjatë një operacioni të arrestimit në Bregun Perëndimor të okupuar.

Këto sulme u bënë një ditë pasi Izraeli tha se do të hakmerret për vrasjen e tre të rinjëve izraelitë, që ishin rrëmbyer në Bregun Perëndimor.

Në kumtesën e ushtrisë së Izraelit theksohet se 34 caqe janë bombarduar, shumica prej tyre kanë të bëjnë me lëvizjen islamike Hamas.

Të tre të rinjtë u zhdukën me 12 qershor derisa ktheheshin në shtëpitë e tyre. Trupat e pajetë të tyre u gjetën mbrëmë në qytetin verior Hebron.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se të rinjtë i kishte rrëmbyer Hamasi dhe se për këtë “do të paguaj”.

Hamasi e ka hedhur poshtë involvimin në këtë rast.

XS
SM
MD
LG