Ndërlidhjet

SHBA: Banka franceze BNP dënohet me 8.9 miliardë dollarë


Banka franceze BNP e ka pranuar fajësinë lidhur me akuzat penale nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara për shkelje të sanksioneve kundër Iranit, Sudanit dhe vendeve të tjera. Rrjedhimisht, ajo është dënuar me shumën rekorde prej 8.9 miliardë dollarë amerikanë për ta përfunduar këtë rast.

Departamenti amerikn i drejtësisë ka njoftuar mbrëmë vonë se BNP me qëllim i ka fshehur mijëra transakcione me Iranin dhe Sudanin, si dhe Mijanmarin dhe Kubën, në periudhën 2004 - 2012.

Prokurori i përgjithshëm amerikan, Eric Holder, tha se “BNP ishte përgatitur gjërësisht për t’i fshehur transakcionet e ndaluara, t’i mbuloj gjurmët, dhe t’i mashtroj autoritetet e Shteteve të Bashkuara”.

Zoti Holder tha se shkelje ishte bërë edhe në vendet e involvuara në terrorizëm dhe shkelje të të drejtave të njeriut, “në shumë raste në dëm të sigurisë së Shteteve të Bashkuara”.

Dënimi është përshkruar si më i larti në ndonjë rast penal me involvimin e ndonjë banke.

XS
SM
MD
LG