Ndërlidhjet

Hyn në fuqi ligji rus kundër blasfemisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një ligj i ri në Rusi që e ndalon përdorimin e “fjalëve të ndyta” në art, ka hyrë në fuqi nga dita e sotme.

Ligji i nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në muajin maj, ndëshkon me gjoba autorët apo promovuesit e librave, muzikës, performancave të teatrit apo filmave që përmbajnë blasfemi.

Ligji lejon megjithatë që librat apo CD-të të përmbajnë fjalë të ndyta, por vepra të tilla duhet të jenë të vulosura dhe duhet të përmbajnë paralajmërime të veçanta.

Disa filma në Rusi është dashur që të redaktohen prej fillimit që t’i përshtaten këtij ligji.

Më 30 qershor, artistët në përgjithësi në tërë Rusinë kanë protestuar kundër ligjit.

Sidoqoftë, ende nuk është vendosur se cila është lista përfundimtare e fjalëve që konsiderohen të ndaluara.

Një panel i ekspertëve do të vendos shkeljet në të ardhmen duke e trajtuar secilin rast veç e veç.

XS
SM
MD
LG