Ndërlidhjet

Porshenko e diskuton MSA-në me Bildt-in


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko është takuar sot me Ministrin e Jashtëm suedez, Carl Bildt në Kiev
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko është takuar sot me Ministrin e Jashtëm suedez, Carl Bildt në Kiev

Ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, është takuar me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, për të diskutuar implementimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Ukrainës dhe BE-së.

Pas takimit që është mbajtur sot në Kiev, Poroshenko e ka rikonfirmuar qëllimin e Ukrainës që të mbaj konsultime më 11 korrik me përfaqësues të BE-së, Ukrainës, dhe Rusisë rreth aspekteve ekonomike të implementimit të marrëveshjes.

Poroshenko iu ka thënë reporterëve se “pozicioni jonë për themelin e marrëveshjes është i qartë: ajo nuk mund të diskutohet. Por ne mund të diskutojmë fazat e saj, për sa i përket standardizimit”.

Ukraina dhe BE-ja kanë nënshkruar marrëveshjen e asociimit më 21 mars, ndërsa marrëveshjen për tregti të lirë e kanë nënshkruar më 27 qershor, megjithë kundërshtimet e Rusisë.

Zyra për informim e presidentit Poroshenko, ka thënë se të yja palët janë pajtuar që të koordinojnë përpjekjet e ardhshme për integrimin evropian të Ukrainës dhe stabilizimin e situatës në rajonin e Donbas.

XS
SM
MD
LG