Ndërlidhjet

Lajmet e fundit nga Kupa e Botës, Brazil 2014


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Argjentina dhe Belgjika kanë arritur të kualifikohen për në çerekfinale të Kupës së Botës në futboll që po mbahet në Brazil, pas fitoreve të shënuara mbrëmë.

Argjentina e mundi Zvicrën me rezultatin 1:0, me golin e shënuar në pjesën shtesë të ndeshjes që u mbajt në San Paolo. Goli u shënua nga Angel Di Maria.

Belgjika në anën tjetër fitoi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rezultatin 2:1 në ndeshjen që u mbajt në Salvador.

Edhe kjo ndeshje përfundoi në lojën shtesë, ndërsa golat për Belgjikën u shënuan në minutën e 92-të dhe 106-të, ndërsaq për amerikanët golin e vetëm e shënoj, Julian Green.

Çerekfinalja do të filloj më 4 korrik, kur Franca përballet me Gjermaninë në Maracana të Rios, derisa Brazili do të përballet me Kolumbinë në Fortaleza.

Argjentina do të përballet me Belgjikën më 5 korrik në Brasilia, dhe të njejtën ditë Holanda përballet me Kosta Rikën në Salvador.

XS
SM
MD
LG