Ndërlidhjet

Barzani e arsyeton referendumin për pavarësi


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Lideri i rajonit kurd të Irakut, Masud Barzani, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës e ka arsyetuar idenë e tij për organizimin e referendumit për shpalljen e pavarësisë së Kurdistanit.

Barzani fillimisht kishte njoftuar për këtë ide gjatë një interviste me BBC britanike duke thënë se brenda disa muajve mund të organizohet referendumi ku do të pyetet popullata nëse duan të ndahen nga Iraku.

Ndërkaq, gjatë intervistës me Zërin e Amerikës, Burzani ka thënë se situata aktuale në Irak është “kaotike dhe e frikshme”.

“Tani, përgjatë kufirit prej 1500 km, ne përballemi me terroristë dhe grupe radikale dhe njerëz që nuk janë të njohur për ne”, ka thënë si.

“Kjo është sitatë e re për ne. Dyshoj që Iraku do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Ndoshta vetëm Zoti e di se çfarë do të ndodhë”.

Komentet e Barzanit janë bërë në kohën kur luftetarët e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” kanë marrë nën kontroll pjesë të konsiderueshme të pjesës veriore dhe perëndimore të Irakut.

XS
SM
MD
LG