Ndërlidhjet

Berlin: Nisin bisedimet për krizën në Ukrainë


Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, i Ukrainës, Pavlo Klimkin, i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, dhe i Rusisë, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, i Ukrainës, Pavlo Klimkin, i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, dhe i Rusisë, Sergei Lavrov.

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës kanë nisur bisedimet në Berlin, në lidhje me krizën në Ukrainë.

Para takimit të sotëm, ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se kriza në Ukrainë nuk mund të zgjidhet pa armëpushim.

Ndaras nga ky zhvillim, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë në Berlin se veprimet e Rusisë në Ukrainë kërcënojnë paqen dhe sigurinë që është arritur pas rënies së Murit të Berlinit.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kjo e fundit ka thënë se “është për keqardhje që gjatë dhjetë ditëve armëpushim, të shpallur njëanshëm nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, nuk është treguar respekt për planin e paqes të Poroshenkos”.

XS
SM
MD
LG