Ndërlidhjet

Arrihet pajtimi për Ukrainën


Ministrat e jashtëm të Francës, Ukrainës, Gjermanisë dhe Rusisë
Ministrat e jashtëm të Francës, Ukrainës, Gjermanisë dhe Rusisë

Ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës janë pajtuar për një seri veprimesh drejt armëpushimit të ri në zonën lindore të Ukrainës, ku forcat qeveritare po luftojnë kundër separatistëve pro rusë.

Në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve të mbajtura dje në Berlin, ministrat kanë thënë se në mesin e hapave që duhet ndërmarrë përfshihet edhe rihapja e bisedimeve jo më vonë se 5 korrik për aritjen e një armëpushimi që do të monitorohej nga OSBE-ja.

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, e ka përshkruar takimin e Berlinit si “konstruktiv” duke shtuar se të gjithë pjesëmarrësit “ e kanë kuptuar përgjegjësinë që e mbajmë”.

Katër ministrat janë pajtuar që dhuna duhet të ndalet nga të gjitha palët, pengjet duhet liruar, dhe pikat e kontrollit kufitar ukrainase me Rusinë duhet të kthehen nën kontrollin qeveritar.

Ministrat e kanë mirëpritur gatishmërinë e Rusisë që t’i siguron Ukrainës çasje te rojet kufitare në territorin rus për të marrë pjesë në kontrollimin e pikave kufitare të Gukovos dhe Donjeckut, menjëherë pas arritjes së armëpushimit të ri.

Steinmeier e ka përshkruar pakon për të cilën është arritur pajtim gjatë takimit si “hap i parë dhe i rëndësishëm drejt një armëpushimi bilateral”, por ka paralajmëruar se kjo “nuk është një formulë magjike që të do të zgjidh të gjtha problemet brenda natës”.

XS
SM
MD
LG