Ndërlidhjet

Shqetësime për situatën e sigurisë në Izrael


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Vrasja e 17 vjeçarit, Muhammad Abu Khdair, është dënuar nga liderët palestinez dhe izraelit.

Lideri i autoritetit palestinez, Mahmud Abbas i ka akuzuar ekstremistët izraelitë për kidnapimin dhe vrasjen e Khdairit dhe djegien e trupit të tij si shenj hakmarrjeje për vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka kërkuar një hetim të shpejtë të “vrasjes së dënueshme” dhe ka bërë thirrje që njerëzit të reskeptojnë sundimin e ligjit.

Vrasja e palestinezit ka nxitur përleshje disa orëshe në pjesën lindore të Jerusalemit në mes të qindra palestinezëve dhe policisë izraelite.

Ndërkohë militantët palestinezë në Gaza e kanë sulmuar Izraelin me disa raketa.

Izraeli është kundërpërgjigjur me disa sulme ajrore gjatë ditës së sotme.

XS
SM
MD
LG