Ndërlidhjet

Japonia heq disa sanksione ndaj Koresë së Veriut


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Japonia ka njoftuar se do të heq disa prej sanksioneve të saj ndaj Koresë së Veriut.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka njoftuar për këtë vendim gjatë ditës së sotme në Tokio, por nuk ka dhënë ndonjë detaj.

Ky vendim bëhet menjëherë pas premtimit të Phenianit për të rihetuar fatin e disa japonezëve që janë kidnapuar nga agjentët e Koresë së Veriut para disa dekadave.

Njoftimi është bërë derisa presidenti kinez, Xi Jinping, ka fluturuar drejt Seulit të Koresë Jugore, më 3 korrik për një vizitë tre ditore ku do të fokusohet edhe në çështjen e programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Koreja Veriore ka kryer disa teste të raketave gjatë javës së kaluar, një veprim ky që shihet si shpërfaqje e paknaqësisë ndaj vizitës së presidentit kinez në Korenë Jugore.

Kina është aleati kryesor i Koresë së Veriut.

XS
SM
MD
LG