Ndërlidhjet

Talibanët e sulmojnë aeroportin e Kabulit me raketa


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Së paku dy raketa e kanë goditur sot seksionin ushtarak të aeroportit ndërkombëtar të Kabulit.

Nuk është raportuar për viktima, mirëpo hangari është përfshirë nga flakët.

Pjesa ushtarake e aeroportit përfshinë edhe një bazë të madhe të NATO-s si dhe një terminal të ndarë për udhëtime civile që shfrytëzohet për lidhjet me Dubain, Nju Delhin dhe Stambollin.

Talibanët e kanë marrë përsipër sulmin, duke thënë se gjatë sulmit janë dëmtuar disa prej aeroplanëve.

Sulmi i sotëm është kryer disa ditë pasi një sulmues vetvrasës ka vrarë tetë pjesëtarë të ushtrisë në Kabul derisa këta të fundit udhëtonin me një autobus ushtarak.

Kryeqyteti afgan ka qenë relativisht i qetë prej rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që janë mbajtur më 14 qershor.

XS
SM
MD
LG