Ndërlidhjet

Malala kërkon ndihmë për Vaziristanin


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai

Malala Yousafzai, aktivistja pakistaneze e cila është qëlluar nga militantët talibanë, i ka bërë thirrje komunitetit botëror që të ndihmojë dhjetëra-mijëra njerëz të zhvendosur nga rajoni i Vaziristanit Verior në Pakistan, për shkak të luftimeve.

Ushtria pakistaneze ka nisur një operacion në këtë zonë për ta pastruar atë nga talibanët.

Vaziristani Verior konsiderohet si strehë e grupeve militante.

Malala ka qenë 15 vjeçe kur është qëlluar nga talibanët në vitin 2012, për shkak të fushatës së saj për edukimin e vajzave.

XS
SM
MD
LG