Holanda është kombëtarja e katërt, që është kualifikuar për gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Futbollit, që po zhvillohet në Brazil, pasi mbrëmë vonë, e mundi Kosta-Rikën me rezultat 4:3, pas ekzekutimit të penaltive, meqë ndeshja në kohën e rregullt dhe në lojën shtesë, përfundoi me rezultat 0:0.
Në gjysmëfinale Holanda ndeshet me Argjentinën. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën.
Argjentina mbrëmë e mundi Belgjikën me rezultat 1:0.
Takimi tjetër gjysmëfinal, Brazili – Gjermania, zhvillohet të martën. Të dy takimet gjysmëfinale fillojnë në orën 22.