Ndërlidhjet

Izraeli i ka sulmuar 10 hapësira në Rripin e Gazës


Pamje e një sulmi të mëparshëm të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës
Pamje e një sulmi të mëparshëm të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës

Ushtria e Izraelit i ka sulmuar nga ajri 10 hapësira në Rripin e Gazës.

Ushtria tha se sulmet ishin ndërmarrë sot herët në mëngjes, ndërsa në shënjestër ishin bazat e dyshuara të militantëve, përfshirë edhe vendet ku prodhohen armatimet.

Këto sulme ndodhën pasi nga Rripi i Gazës në Izrael janë hedhur raketa dhe predha, gjatë orëve të fundit.

E gjithë kjo situatë u krijua pas përleshjeve të fundjavës ndërmjet policisë izraelite dhe demonstruesve palestinezë.

Tensionet janë ngritur prej javës së kaluar kur i riu palestinez, Mohammed Abu Khudair, është marrë nga shtëpia e tij në pjesën lindore të Jerusalemit, ndërsa trupi i tij i pajetë është gjeetur më vonë në një mal të afërt.

Policia tha se ende po zhvillon hetime për këtë rast, por palestinezët konsiderojnë se ekstremistët izraelitë e kanë vrarë të riun në shenjë të hakmarrjes për vrasjen aktuale të tre të rinjëve izraelitë.

XS
SM
MD
LG