Ndërlidhjet

WP: Njerëzit e thjeshtë janë përgjuar më tepër se të jashtmit


Ballina e gazetës Washington Post
Ballina e gazetës Washington Post

Një studim i komunikimeve të përgjuara nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara tregon se shfrytëzuesit e thjeshtë të Internetit , për nga numri, janë shumë më tepër se sa të jashtmit që legalisht ishin zënë në vëzhgim.

Në një raport në faqen në Internet të së përditshmes Washington Post, shkruan se afro gjysma e dosjeve të vëzhguara i përmbajnë emrat, adresat e imejlit dhe detajet e tjera, që Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA), i ka regjistruar se u takojnë shtetasve amerikanë ose banorëve në Shtetet e Bashkuara.

Një sasi e madhe e dokumenteve të vëzhguara, gazetës i është dhënë nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Gazeta tha se dosjet, poashtu, përmbajnë zbulime me vlerë të konsiderueshme të inteligjencës, përfshirë “zbulime të reja lidhur me projektet atomike sekrete tejoqeanike” dhe për “mashtrimet nga një gjoja aleat”.

Gjurmimi i komunikimeve ka çuar në zënien e disa terroristëve, përfshirë Umar Patek, i dyshuari për sulmin me bombë në Bali të Indonezisë, thuhet në raport.

XS
SM
MD
LG