Ndërlidhjet

Merkel arrin në Peking


(Ilustrim)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel së bashku me një delegacion shumë të madh të biznismenëve, ka arritur në Peking për bisedime me lidershipin kinez.

Në vizitën e saj të shtatë në Kinë si kancelare e Gjermanisë, Merkel do të takohet me kryeministrin Li Keqiang, dhe më pas do të marrë pjesë në një takim të Komisioneve Kinezo-Gjermane për Ekonomi dhe Tregti.

Më vonë, ajo do të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping, i cili e ka vizituar Berlinin në muajin mars.

Merkel ka arritur në qytetin jugperëndimor kinez, Chengdu më 6 korrik, ku ajo është takuar me pjesëtarë të forumit për dialog, gjermano-kinez dhe e ka vizituar një punishte të kompanisë gjermane, Volksëagen.

Vitin e kaluar, tregtia në mes të Kinës dhe Gjermanisë ka arritur 140.4 miliardë euro, duke e bërë kështu Kinën si partnerin e tretë më të madh për tregti, para Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

XS
SM
MD
LG