Ushtria e Izraelit sot e ka lansuar një ofensivë ajrore në Rripin e Gazës, duke i bombarduar së paku 50 caqe.
Ushtria tha se sulmet me bomba ishin pjesë e fushatës me emrin “Operacioni Mbrojtja Kufitare”, në shënjestër të të cilit janë militantët e Hamasit, që hedhin raketa brenda Izraelit.
Gjatë këtyre sulmeve izraelite janë plagosur 17 vetë.
Izraeli, poashtu, ka njoftuar se i ka thirrë qindra rezervistë dhe është në përgatitje për mobilizimin e 1500 vetëve.
Më herët, militantët e Hamasit kanë hedhur raketa nga Rripi i Gazës në Izrael.
Presidenti amerikan, Barack Obama, në një shkrim në një gazetë izraelite u ka bërë thirrje të dy palëve që të përmbahen.