Ukraina e ka refuzuar çfarëdo marrëveshje me separatistët prorusë në pjesën lindore të këtij vendi, derisa ata të mos çarmatosen krejtësisht.
Në një deklaratë të sotme, ministri i mbrojtjes, Valeriy Heletey, tha se “negociatat janë të mundshme, vetëm pasi kryengritësit t’i ulin armët e tyre njëherë e përgjithmonë”.
Suksesi ushtarak i qeverisë Ukrainase, gjatë ditëve të fundit, e ka detyruar pjesën më të madhe të kryengritësve që të tërhiqen në Donjeck dhe Luhansk.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka urdhëruar trupat që t’i bllokojnë qytetet dhe ta ndërprejnë furnizimin e kryengritësve me armatime të mëtejshme.