Ndërlidhjet

Afganistan: Abdullah pretendon fitore në zgjedhje


Abdullah Abdullah gjatë fjalimit në Kabul
Abdullah Abdullah gjatë fjalimit në Kabul

Gjatë një fjalimi të sotëm para mbështetësve të tij në Kabul, kandidati presidencial afgan, Abdullah Abdullah, ka pretenduar fitore në zgjedhjet e kontestuara presidenciale dhe për numrin e votave të tij, që e kanë lënë shumë prapa rivalit të tij, Ashraf Ghani, e ka fajëusar vjedhjen.

“Ne jemi krenarë. Ne i respektojmë votat e popullit. Ne ishim fitues”, tha Abdullah, para mijëra mbështetësve të tubuar që brohoritnin emrin e tij.

“Ne nuk do ta pranojmë rezultatin e vjedhjes, as sot, as nesër, kurrë”.

Por, zoti Abdullah ka kërkuar që vendi të mbetet unik.

“Ne nuk dëshirojmë luftë civile. Ne nuk dëshirojmë krizë. Ne dëshirojmë stabilitet, unitet kombëtar, jo ndarje”, tha Abdullah.

XS
SM
MD
LG