Ndërlidhjet

Zbrapset sulmi i Al Shabaabit në presidencën somaleze


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ministri i brendshëm i Somalisë thotë se forcat e sigurisë e kanë zbrapsur një sulm nga grupi islamik, Al Shabaab në pallatin presidencial në Mogadishu.

Sipas të njejtit, gjatë kësaj përballje janë vrarë pesë militantë.

Ministri i brendshëm, Abdullahi Godah Barre, presidenti Hassan Sheikh Mohamud, nuk ka qenë në pallatin presidencial gjatë sulmit.

Më parë ishte njoftuar se brenda dhe jashtë ambientit të presidencës po dëgjohen shpërthime dhe të shtëna armësh.

Zëdhënësi i Al Shabaabit, thoshte se militantët e kanë marrë nën kontroll pallatin presidencial pasi kanë arritur të hyjnë brenda ambienteve të saj.

Al Shabaab e ka humbur kontrollin mbi Mogadishun në vitin 2011, por vazhdon të kryej sulme të rregullta kundër qeverisë që e ka përkrahjen ndërkombëtare dhe të forcave të sigurisë të Unionit Afrikan.

XS
SM
MD
LG