Ish-prefekti i Nju Orleansit, Ray Nagin, është dënuar nga një gjyqtar federal amerikan me 10 vjet burg lidhur me akuzat për korrpusion gjatë uraganit Katrina.
Një juri në muajin shkurt e ka shpallur fajtor për akuzat që përfshijnë ryshfet, pastrim parash, vjedhje, evazion të taksave dhe konsipiracion.
Zoti Nagin ishte prefekt i Nju Orleansit në vitin 2005, kur qyteti ishte goditur nga uragani shkatërrues Katrina, uragani i tretë më i fuqishëm që ndonjëherë është shënuar në Shtetet e Bashkuara.
Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht për kritikat e tij të hapura ndaj përgjigjes së administratës së ish-presidentit amerikan, George W. Bush, ndaj kësaj katastrofe natyrore.