Ndërlidhjet

BE: Sanksione të reja lidhur me krizën në Ukrainë


Pamje nga vendbanimi Semenovka që është dëmtuar rëndë nga luftimet e forcave qeveritare me kryengritësit
Pamje nga vendbanimi Semenovka që është dëmtuar rëndë nga luftimet e forcave qeveritare me kryengritësit

Raportohet se Bashkimi Evropian do t’i përfshijë 11 emra të rinjë në listën e personave, të cilëve u ndalohet hyrja dhe u bllokohen pasuritë, lidhur me krizën në Ukrianë.

Burime diplomatike mbrëmë kanë thënë se kjo masë do të implementohet deri në fund të javës.

Emrat e personave të përfshirë në sanksione do të publikohen në gazetën zyrtare të BE-së gjatë ditëve të ardhshme.

Mbrëmë vonë, presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një bisede telefonike kanë kërkuar nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, që mbështetet nga perëndimi, të lëvizë kah zgjidhja politike.

Presidenca franceze tha se Poroshenko ka premtuar “përmbajtje” në operacionin e ushtrisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Por, Poroshenko, poashtu, ka theksuar se situata është përkeqësuar nga Rusiaa, meqë kryengritësit vazhdojnë të marrin armatim nëpër kufirin me Rusinë.

XS
SM
MD
LG