Ndërlidhjet

OBSH: Pelegrinët në haxhillëk të kenë kujdes ndaj sindromit MERS


Pamje mikroskopike e virusit MERS
Pamje mikroskopike e virusit MERS

Mark Jacobs, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka kërkuar nga miliona myslimanë, që shkojnë në haxhillëk, të mbrohen kundër Sindromit Respirator të Lindjes së Mesme (MERS) duke i kushtuar kujdes higjienës.

Zoti Jacobs tha sot se pastrimi i duarve dhe qëndrimi larg njerëzve që kolliten, është mënyra më e thjeshtë për ta parandaluar përhapjen e virusit.

Sipas tij, MERS duket se është më pak infektues se sa që mendohej më parë, megjithqë tashmë nga ai kanë vdekur 287 njerëz, pothuajse të gjithë në Lindjen e Mesme.

Këto komente u bënë pasi autoritetet në Filipine kanë kërkuar nga njerëzit, që mendojnë të shkojnë në Mekë, që këtë rrugë eventualisht ta rishqyrtojnë dhe ta lënë derisa sëmundja të zhduket.

XS
SM
MD
LG