Ndërlidhjet

Pakistan: Nga aeroplani pa ekuipazh amerikan – 6 të vrarë


Pamje e aeroplanëve pa ekuipazh amerikanë
Pamje e aeroplanëve pa ekuipazh amerikanë

Zyrtarët e Pakistanit thonë se nga një sulm i aeroplanit pa ekuipazh amerikan janë vrarë së paku gjashtë militantë në Vaziristanin Verior, afër kufirit me Afganistanin.

Ky sulm u bë një ditë pasi ushtria e Pakistanit tha se e ka rimarrë afro 80% të qytetit Miranshah dhe hapësirave të afërta, që ishin okupuar nga kryengritësit, gjatë operacionit ushtarak për pastrimin e kryengritësve talibanë nga rajoni fisnor Vaziristani Verior.

Miranshahu është njëri nga qytetet me bazë të fortë të militantëve islamikë të lidhur me al-Kaidën.

Radi Evropa e Lirë, programi për Pakistanin, raporton se 572 mijë banorë të Vaziristanit Verior janë zhvendosur për shkak të luftimeve.

XS
SM
MD
LG