Ndërlidhjet

Nga sulmi i majmunit ka vdekur një foshnje në Krime


Ilustrim

Një foshnje ka vdekur në qytetin Sebastopol të Krimesë, pasi ishte sulmuar nga një majmun, që kishte ikur nga një kopsh zoologjik i vogël privat.

Ministria e brendshme e Rusisë tha sot se pronari i kopshtit zoologjik ishte duke e pastruar kafazin e majmunit, kur majmuni iku dhe e kapërceu një gardh të afërt.

Zyrtarët thanë se majmuni e sulmoi foshnjen 18 muajshe, që flente në karrocën e tij në një kopsht të afërt.

Prindërit nuk ishin në gjendje ta shpëtojnë fëmiun e tyre.

Majmuni më vonë është zënë.

Priten akuza kundër pronarit të kopshtit zoologjik.

Krimeja është anksuar nga Rusia me anë të referendumit kundërthënës në muajin mars.

XS
SM
MD
LG