Ndërlidhjet

Viktima të reja në Rripin e Gazës


Gaza
Gaza

Më shumë se 20 persona janë vrarë në sulmet e fundit ajrore në Gaza.

Ushtria izraelite ka thënë se ka sulmuar mbi 100 caqe, pasi militantët e Hamasit kanë vazhduar të hedhin raketa në territorin izraelit.

Dhuna është përshkallëzuar pas vrasjes së tre adoleshentëve izraelitë në Bregun Perëndimor dhe më pas vrasjes së një të riu palestinez në Jerusalemin lindor.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë se situata është shpërthyese.

XS
SM
MD
LG