Ndërlidhjet

FIFA hedh poshtë ankesën e Suarezit


Luis Suarez
Luis Suarez

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka hedhur poshtë ankesën e sulmuesit të Uruguajit, Luis Suarez, kundër ndalimit katërmujor nga të gjitha aktivitetet që lidhen me futbollin, për shkak të kafshimit të futbollistit italian, Giorgio Chiellini.

Suarez është ndaluar të marrë pjesë edhe në nëntë ndeshje ndërkombëtare, pas incidentit që ka ndodhur në Kupën e Botës në Brazil.

Federata e Futbollit në Uruguaj e ka përshkruar vendimin e FIFA-s si “të tepruar”, duke thënë se nuk ka pasur “prova të mjaftueshme për të”.

Suarez tani mund të bëjë ankesë tjetër në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.

XS
SM
MD
LG