Ndërlidhjet

Vriten disa ushtarë dhe minatorë në Ukrainë


Ukrainë
Ukrainë

Së paku katër trupa ukrainase dhe pesë minatorë janë vrarë në lindje të Ukrainës.

Minatorët kanë pësuar pasi autobusi i tyre ka rënë nën zjarrin e mortajave.

Dy ushtarë dhe një roje kufiri janë vrarë pasi makina e tyre ka hasur në një minë, pranë kufirit me Rusinë, ndërsa një ushtar tjetër ka humbur jetën gjatë përleshjeve në rajonin e Donjeckut.

Ushtria e Ukrainës është duke vazhduar ofensivën kundër kryengritësve pro-rusë në lindje të vendit.

XS
SM
MD
LG