Ndërlidhjet

AI raporton për qindra rrëmbime në Ukrainë


Amnesty International
Amnesty International

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka thënë se qindra njerëz janë rrëmbyer në lindje të Ukrainës gjatë tre muajve të fundit – shumica nga separatistët pro-rusë – dhe se shumica e viktimave janë torturuar.

Denis Krivosheev, zëvendësdrejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore pranë Amnesty International, ka thënë se “pjesa më e madhe e rrëmbimeve janë duke u bërë nga separatistët e armatosur”.

Ai ka thënë se ka po ashtu dëshmi për një numër më të vogël të abuzimeve nga forcat që mbështesin Kievin.

Amnesty International ka thënë se nuk ka shifra të plota dhe të besueshme për numrin e rrëmbimeve, por Ministria e Brendshme e Ukrainës ka raportuar për afro 500 raste midis prillit dhe qershorit 2014.

XS
SM
MD
LG