Ndërlidhjet

Steinmeier dhe Kerry do të flasin për spiunimin


Kerry dhe Steinmeier - foto arkivi
Kerry dhe Steinmeier - foto arkivi

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se do të diskutojë një mosmarrëveshje për spiunim me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, gjatë kësaj fundjave në Vjenë.

Steinmeier ka thënë se marrëdhëniet SHBA-Gjermani duhet të ndërtohen në besim dhe respekt të ndërsjellë dhe se duhet të forcohen në baza të ndershmërisë.

“Ky do të jetë mesazhi që do t’ia jap kolegut tim amerikan, John Kerry, kur të takohemi”, u ka thënë Steinmeier gazetarëve.

Ai ka thënë se vendimi i djeshëm i Berlinit për të dëbuar shefin e stacionit të CIA-s nga Gjermania, nën dyshimet për spiunazh, ka qenë i pashmangshëm.

XS
SM
MD
LG