Një gjykatë në Paris i ka dënuar sot nënët anëtarë të një rrjeti terrorist, që ishin stërvitur në Afganistan dhe kanë planifikuar sulme në Francë.
Procesi 15 ditësh i rrjetit të zbuluar në vitin 2010 i thekson shqetësimet e zyrtarëve francezë dhe evropianë për evropianët, që kthehen nga zonat e luftës në Siri, të cilat i kanë tërhequr militantët islamikë të dyshuar më tepër se Afganistani.
Të nëntë personat në gjykatën në Paris janë dënuar me burg me kohëzgjatje prej 2 e deri në 8 vjet.
Tre të akuzuar janë gjykuar në mungesë.
Njëri prej tyre është në burg në Turqi, ndërsa dy të tjerë janë në arrati.
Të gjithë ata i kanë kundërshtuar akuzat se janë luftëtarë dhe se kanë planifikuar sulm.
Prokurori ka kërkuar 10 vjet burg, që është maksimumi për bashkim kriminal me grup terrorist për komplot për sulm.