Ndërlidhjet

Porshenko, Putin bashkë në finalen e Kupës së Botës


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe presidenti rus, Vladimir Putin

Qeveria e Brazilit ka njoftuar se presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko e ka pranuar ftesën që të marrë pjesë në ndeshjen finale të Kupës së Botës që do zhvillohet nesër në Rio de Zhaniero, një ndeshje në të cilën do jetë i pranishëm edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i presidentes braziliane, Dilma Roussef, ka thënë se Poroshenko e ka konfirmuar pranimin e ftesës.

Një tjetër zyrtar brazilian ka thënë se liderët e Ukrainës dhe Rusisë do të marrin pjesë së bashku edhe në një drekë që do të shtrohet nga Rousseff.

Putini dhe Poroshenko janë takuar shkurtë gjatë shënimit të përvjetorit të Ditës D në Normandi, në Francë më 6 qershor.

Forcat ushtarake ruse kanë hyrë në gadishullun ukrainas të Krimesë në muajin shkurt , ndërsa në muajin mars Rusia e ka aneksuar gadishullin.

XS
SM
MD
LG